Flash

Revolta kundër Ramës, protestuesit mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje

Lapsi.al 4 August 2026

Një tjetër mesazh i qartë është përcjellë mbrëmjen e djeshme nga bulevardi përballë Kryeministrisë. Në ditën e 65-të të protestës, tubuesit formuan me shkronja gjigante mbishkrimin "NO DEALS" ("Nuk ka marrëveshje"), duke theksuar se nuk do të pranojnë asnjë kompromis për kërkesat e tyre. Sipas organizatorëve, mesazhi simbolizon qëndrimin e protestuesve se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet një kërkesë e panegociueshme dhe se protesta do të vijojë deri në arritjen e këtij objektivi.

Mbishkrimi u shoqërua me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. Gjatë protestës u dëgjuan sërish sloganet "Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Ju erdhi fundi" dhe "Pa rini nuk ka Shqipëri", që prej më shumë se dy muajsh shoqërojnë çdo tubim.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI