Flash

Analiza e Lubonjës: Jetojmë në një regjim kriminal, PS duhet ta kishte përjashtuar Ramën

Lapsi.al 3 August 2026

"Kryeministri Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen disa herë deri tani për shkak të skandaleve ta panumërta, që nga inceneratorët dhe Balluku, te Ahmetaj dhe Aruba. Kurse PS duhet ta kishte përjashtuar me kohë kryetarin e saj, për t’i hapur rrugën demokracisë".

Kështu komentoi sot analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e televizionit News24. Ai analizoi aktualitetin politik në vend, Reformën Territoriale, protestën dhe jetëgjatësinë e saj, e ardhmja e Shqipërisë dhe sugjerimet se si duhet të vijojë kjo revoltë.

Lubonja mendon se Rama ka kapur pushtetet që të mos përfundojë para drejtësisë, duke ndërtuar një regjim kriminal.

“Po të ishim në një vend demokratik kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen disa herë dhe partia e tij duhet ta kishte përjashtuar për të gjitha ato skandalet që ka bërë. Përmendim Ballukun, Ahmetajn, inceneratorët, Aruba dhe të tjera. Por ky është problemi, ne nuk jemi vend demokratik, ne jemi regjim kriminal ku një krim mbulohet me një krim tjetër sepse ti nuk do që të shkosh te drejtësia dhe kap institucionet me radhë, kap Policinë, kap Drejtësinë dhe kështu me radhë”, tha ai.

Analisti këshilloi që protesta të vijonte rezistencën dhe të rritej, pas muajve të verës të bëhej edhe më e fuqishme deri në rrëzimin e Ramës, duke afruar edhe shtresa të tjera, sikurse qytetarët që kanë shqetësimet për Reformën Territoriale.

“Në këto rrethana edhe protesta duhet të ndryshojë, duhet të hyjë në një fazë tjetër. Si një gjë që rritet, trup kolektiv që rritet në moshë dhe mëson nga përvoja. Të mësojë të ndërtojë strategji të re për një regjim. Si është raporti i forcave, sa njerëz ke dhe të tjera. Mendimi im është se ajo që kërkohet tani pas spontanitetit të njerëzve, është një punë më këmbëngulëse dhe më e lodhshme, për t’i shtuar njerëzit në bulevard sidomos pas kësaj vere, me të gjithë grupet e njerëzve të përfaqësuar, siç e patë edhe me atë që bëri me Reformën Territoriale me 15 bashkitë sa janë. Të gjithë këto pakënaqësi duhet të futen në lumin e madh të protestës, aksione më të fuqishme, më të diversifikuara, të rritet numri dhe ndërgjegjësimi për rrezikun që po i ndodh Shqipërisë”, argumentoi ai më tej.

 
Lubonja kritikoi diskursin e kryeministrit për të shpopulluar vendin dhe për ta mbushur me emigrantë të huaj, që përbëjnë rrezikshmërinë e humbjes së identitetit dhe gjuhës.

“Ka edhe probleme të tjera që mund të përfshihen në protestë, kemi shpopullimin dhe lajmi që ky do sjellë 100 mijë njerëz për ta populluar këtu me emigrantë. Se oligarkët s’e çajnë kokën, ata thonë të pasurojnë portofolin dhe xhepin e tyre. Dhe këta thonë ç’më duhet mua, ikin këta, sjell bangladeshas, indianë e të tjerë. Nuk jam racist çfarëdo me qenë, por është zhdukje e Shqipërisë. Në shkollat fillore janë një e treta më pak dhe në të mesmet gjysma më pak. Është zhdukje e identitetit dhe gjuhës nesër dhe bëhet udhëkryq Shqipëria, se ky nuk ka pikë empatie. Kjo duhet t’i bëjë të ndërgjegjshëm shqiptarët dhe duhet t’i mbledhë aty të gjithë. Kanë ikur 1 milionë, pse ikin njerëzit, sepse mendojnë se nuk bëhet më këtu. Mirëpo tani po ndodh që këta që janë thonë boll më, nuk mund ta lejojmë më dhe protesta ka marrë drejtim për t’i dëbuar këta nga pushteti”, tha ai.

Analisti shpjegoi se kjo protestë ka lëvizje të shumta brenda, përfaqësime shtresash dhe mendimesh, nuk është ende një lëvizje politike.

Sipas tij protesta duhet të fokusohet te rritja dhe qëllimi kryesor rrëzimi i kryeministrit. Më pas mund të piqet në një apo disa parti politike.

“Një lëvizje ka shumë pjesë brenda, nuk mund të them parti, por një parti ka një përqendrim, kurse lëvizja ka shumë pjesë, ide e mendime, është diçka më e gjera derisa të shporret ky nga kryeministria e të fillojë të ndërtohet diçka e merr strukturim tjetër, kalon në një fazë tjetër pra kalon në formacione politike. E shikoj të gjatë, sepse do durim. Por siç thotë Makiaveli gjërat duhet t’i shohësh që në fillim, si puna e tumorit ta kapësh fillimisht të keqen, kurse tani kërkon kohë të gjatë, do durim”, argumentoi analisti.

Lubonja tha se po t’i tregonin në fillim se protesta do shkonte mbi dy muaj, ai do e kishte humbur bastin. Por rezistenca e shfaqur tregoi se ka ende shpresë.

Ai pret gjithashtu edhe një veprim të drejtësisë, thellim të mëtejshëm të hetimeve.

“E papritur ishte qëndresa e shqiptarëve 64 ditë në shesh, askush nuk e mendonte, po të kisha vënë bast në fillim se do zgjaste kaq shumë me siguri do e kisha humbur atë bast, por nuk e prisja dhe ja që ndodhi. Këto janë të paparashikueshmet që si parashikon dot, psh. SPAK nuk po vepron por nesër mund të veprojë, ne nuk e dimë”, u shpreh ai. /Panorama

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI