Flash

Betejë e fortë me flakët nga ajri dhe toka në Finiq

Lapsi.al 3 August 2026

Forcat e Mbrojtjes Civile vijojnë operacionin për përballimin e zjarrit në territorin e Bashkisë Finiq, ku situata po mbahet nën monitorim nga strukturat operacionale.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Delvina, Finiqi dhe Konispoli, së bashku me rreth 50 vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri, ku Forcat e Armatosura kanë angazhuar tre helikopterë, dy Cougar dhe një Black Hawk, të cilët po kryejnë operacione për të frenuar përhapjen e flakëve.

Të gjitha strukturat në terren vijojnë punën në koordinim të plotë me qëllim vendosjen e zjarrit nën kontroll dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.

 

 

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI