Flash

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Euro kap një minimum të ri

Lapsi.al 3 August 2026

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 93.36 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i Euros ka arritur në 4.15%.

Agjentët e këmbimit valutor besojnë se rënia e Euros në këtë periudhë i detyrohet kryesisht efektit të sezonit veror. Piku i sezonit turistik shoqërohet me rritje të flukseve valutore hyrëse, që zakonisht gjatë muajve të verës sjellin edhe rënie të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Në të dhënat historike, kulmi i efektit sezonal në kursin e këmbimit shënohet në periudhën mes gjysmës së dytë të korrikut dhe gjysmës së parë të gushtit. Në këtë kuptim, rënia e Euros duket në linjë me këto tendenca.

Megjithatë, përtej efektit të sezonit veror, zhvlerësimi i Euros është një tendencë e qëndrueshme që po vijon prej më shumë se një dekade dhe është theksuar ndjeshëm në vitet pas pandemisë.

Kjo periudhë përkon me ciklet e shpejtë të rritjes së sektorit të turizmit dhe atij të pasurive të paluajtshme. Vlerësohet se secili prej këtyre sektorëve ka dhënë efekt të rëndësishëm në rënien e kursit të këmbimit Euro-Lek, nëpërmjet rritjes së flukseve valutore hyrëse.

Bilanci i pagesave u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar dhe shënoi deficitin më të ulët historik.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për 2025 deficiti i llogarisë korrente kishte vlerën e 178 milionë eurove, 70% më pak krahasuar me vitin 2024. Kontribuuesi kryesor ishte sektori i turizmit.

Ndërkohë, sektori i pasurive të paluajtshme ka tërhequr sasi të mëdha të investimeve të huaja, por paralelisht vlerësohet se thith edhe shuma të konsiderueshme të valutës prej aktiviteteve të jashtëligjshme të shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

Pasuritë e paluajtshme po dominojnë gjithnjë e më shumë investimet e huaja direkte.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për tremujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 172 milionë eurove, në rritje me 65% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ato sollën pothuajse 43% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte, duke arritur peshën më të lartë historike në strukturën e investimeve të huaja.

Statistikat tregojnë se në fund të tremujorit të parë, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme arriti në rreth 2.83 miliardë euro. Që nga fillimi i vitit 2020, stoku i investimeve të huaja në real estate është rritur me 486%.

Pjesërisht, rënia e Euros kundrejt Lekut besohet se po nxitet edhe nga një tendencë në tkurrje e ofertës së monedhës vendase në tregun e brendshëm, kryesisht për shkak të politikës fiskale të ndjekur nga Qeveria Shqiptare. Në vitet e fundit, buxheti po qëndron në suficit për pjesën më të madhe të vitit. Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./monitor 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI