Flash

I dyshuar për gjashtë vjedhje gjatë korrikut, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 3 August 2026

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i dyshuar si autor i gjashtë rasteve të vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje të kryera gjatë muajit korrik të këtij viti.

Operacioni i koduar “July” u finalizua pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve, të cilët identifikuan autorin e dyshuar, 44-vjeçarin me iniciale I.D., banues në Durrës. 

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi:

-I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 14.07.2026 – 24.07.2026, ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një protofol, ka vjedhur para dhe materiale në dy subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI