Flash

Rëndohet trafiku në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete zinxhir

Lapsi.al 3 August 2026

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit ku në përplasje janë përfshirë shtatë automjete.

Sipas informacioneve paraprake, fillimisht janë përplasur dy automjete, ndërsa pak metra më tej janë përfshirë në një përplasje zinxhir pesë makina të tjera. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në drejtim të Tiranës është rënduar, duke krijuar rradhë kilometrike të automjeteve. 

Një tjetër aksident është regjistruar edhe në kahun Tiranë-Durrës, pranë Maminasit, çka ka përkeqësuar situatën e trafikut në të dyja drejtimet e autostradës. Policia e Durrësit bën me dije se nga të dy aksidentet nuk ka persona të lënduar.

Forcat e shërbimit policor ndodhen në vendngjarje për të normalizuar qarkullimin e mjeteve dhe për të zbardhur rethanat dhe shkaqet e aksidenteve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI