Flash

“Mini-maternitet në SPAK”/ Ironia e Berishës: Ministre dhe ish-ministre përdorin mëmësinë për të shpëtuar nga krimet

Lapsi.al 3 August 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Në dalje, lideri demokrat dha një deklaratë për mediat.

“Po ndërtonin një mini-maternitet. Ishin sjellë aty edhe inkubator për bebet. Afishuan një listë me emra, për të zgjedhur emrin. Po të lindë vajzë do ta quajnë “Skapica” ose “Spakica”, po të lindë djalë “Spakic”, me një fjalë edhe lista e emrave është bërë gati aty, për ato që do quhen bebe SPAKU. Kjo është një tallje, por ka një anë më të paimagjinueshme sesi, ministret, gratë zyrtare të qeverisë përdorin edhe mëmësinë, shenjtërinë e mëmësisë për të shpëtuar nga krimet për të cilat duhet të digjeshin në ferr për vjedhjet që kanë bërë. Nëse kjo vazhdon, Shqipëria do të bëhet vendi më i turpëruar në botë. Në këtë mënyrë turpërohet mëmësia”, tha Berisha.

I pyetur për një rast konkret, Berisha tha: “Ishte Velica, ajo hapi shtegun, flitet për disa ministre, ish-ministre, deputete etj. Flitet për epidemi. Përdorin ligjin e shenjtë të mëmësisë dhe natyrës kundër ligjit të shoqërisë, për t'iu kundërvënë kodit penal. Kjo është qeveria e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI