Flash

Prej gjashtë ditësh në flakë Mali i Dardhës në Librazhd, terreni i vështirë pengon shuarjen e zjarrit

Lapsi.al 3 August 2026

Prej gjashtë ditësh, një zjarr i përmasave të mëdha vijon të djegë masivin pyjor në zonën e Malit të Dardhës, në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vazhdon në kushte të vështira.

Sipas të dhënave nga terreni, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është vështirësuar nga relievi i thyer, i përbërë nga shkëmbinj, drurë të rrëzuar ndër vite dhe një shtresë e trashë humusi, faktorë që favorizojnë riaktivizimin e vatrës.

Deri më tani, flakët kanë përfshirë rreth një hektar sipërfaqe me shkurre, ferra dhe drurë të rrëzuar. Megjithëse zjarri është izoluar dhe mbahet nën kontroll, era gjatë orëve të ditës riaktivizon flakët, duke detyruar ekipet e angazhuara të qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme. 

Forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit vijojnë operacionin me synim shuarjen e plotë të vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt sipërfaqeve të tjera pyjore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI