Flash

Pas krizës në Ceuta, BE mbledh ministrat e Brendshëm

Lapsi.al 3 August 2026

Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën, më 4 gusht, një takim urgjent të ministrave të Brendshëm, pas mbërritjes së mbi 50 mijë emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës dhe mosmarrëveshjeve që kjo situatë ka shkaktuar mes vendeve anëtare. Vendimi për mbledhjen u mor unanimisht gjatë një takimi të zhvilluar të shtunën mes përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe ekspertëve të agjencisë evropiane të kufijve, Frontex.

Qëllimi i takimit është gjetja e një qasjeje të përbashkët për menaxhimin e migracionit dhe forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së. Njëzet e dy shtete anëtare kanë firmosur një letër të përbashkët ku kërkojnë veprim të koordinuar, pas hyrjes së dhjetëra mijëra emigrantëve në Ceuta nga Maroku.

Sipas autoriteteve spanjolle, të paktën 67 persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin, ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Ndërkohë, Spanja njoftoi se kalimet e emigrantëve janë ndalur pas vendosjes së një barriere lundruese 500 metra të gjatë në kufirin me Marokun.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez reagoi ashpër ndaj kritikave, duke akuzuar për përhapje të dezinformatave dhe duke theksuar se shumica e emigrantëve janë kthyer tashmë në Marok pas ndërhyrjes së autoriteteve. Megjithatë, përplasjet politike brenda Bashkimit Evropian vazhdojnë. Italia dhe Danimarka, të mbështetura nga Polonia dhe Suedia, kritikuan mënyrën se si Spanja menaxhoi situatën në Ceuta.

Ceuta ka qenë prej vitesh një nga pikat kryesore të hyrjes së emigrantëve drejt Evropës. Në vitin 2021, rreth 8 mijë persona hynë në enklavë brenda pak ditësh, duke shkaktuar tensione diplomatike mes Spanjës dhe Marokut. Takimi i ministrave të Brendshëm pritet të jetë vendimtar për mënyrën se si Bashkimi Evropian do t’i përgjigjet krizës së fundit migratore dhe për masat që do të ndërmerren për menaxhimin e kufijve të jashtëm të bllokut.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI