Flash

Vijon të digjet prej gjashtë ditësh masivi pyjor në Dardhë të Librazhdit

Lapsi.al 3 August 2026

Prej gjashtë ditësh, flakët vijojnë të djegin pyjet e fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit. Zjarri ende nuk është vënë plotësisht nën kontroll. Terreni i vështirë, era e fortë dhe temperaturat e larta po pengojnë ndërhyrjen. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë dhe pyje. Dhjetëra zjarrfikës dhe forca të Emergjencave Civile po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrave aktive.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri ndodhet larg zonave të banuara dhe banesat nuk janë në rrezik. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës në terren.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI