Flash

Kuvendi nuk ndryshoi pagat e magjistratëve brenda afatit, shoqatat kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses

Lapsi.al 3 August 2026

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët lidhur me procesin e rregullimit të pagave të magjistratëve, duke theksuar se nga data 1 gusht 2026 ka hyrë në fuqi mekanizmi i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Deklarata e përbashkët:

Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në mbrojtje të statusit të magjistratit dhe standardeve kushtetuese, kanë ndjekur me përgjegjësi procesin lidhur me rregullimin e pagave të magjistratëve.

Pas kërkesës së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit, me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026, shfuqizoi ndryshimet ligjore që cenonin statusin financiar të magjistratëve përmes një uljeje të fshehur të pagës dhe përcaktoi kriteret për miratimin e një rregullimi të ri. Gjykata Kushtetuese detyroi Kuvendin të miratonte ndryshimet përkatëse deri më 31.07.2026 dhe përcaktoi se, në rast mosveprimi, do të zbatohej formula e përllogaritjes së pagave sipas funksionarit të administratës së lartë publike, referuar vendimit nr. 35/2022.

Pavarësisht afatit të përcaktuar, nga ana e Kuvendit nuk u miratuan ndryshimet ligjore të nevojshme. Për rrjedhojë, duke filluar nga data 01.08.2026, zbatohet mekanizmi i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese, sipas formulës së referuar në vendimin nr. 35/2022, me efekt edhe për periudhën 01.04.2023–31.07.2026. Shoqatat e magjistratëve mbeten të vendosura për të kërkuar zbatimin e plotë dhe korrekt të vendimit nr. 15/2026. Ky proces nuk lidhet vetëm me respektimin e të drejtave të magjistratëve, por mbi të gjitha me respektimin e Kushtetutës dhe të vendimeve përfundimtare të Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i tyre është një detyrim për çdo institucion dhe një garanci për funksionimin e shtetit të së drejtës. Shoqatat tona mbeten të angazhuara për të ndjekur zbatimin e këtij vendimi dhe rikonfirmojnë gatishmërinë për të kontribuar në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI