Flash

Zyrtarizohen kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm, tërhiqet Kreshnik Ajazi

Lapsi.al 3 August 2026

Janë zyrtarizuar kandidatët që do të garojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, një proces i hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi në dhjetor i mbaron mandati Olsian Çelës. Sipas burimeve bëhet e ditur se prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili fillimisht kishte dorëzuar dokumentacionin pranë KLP-së për të qenë pjesë e garës, është tërhequr nga kandidatura.

Pas këtij zhvillimi, në garë mbeten pesë kandidatë për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë, Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e përkohshme, Ylli Pjetërnika, Rovena Bozo, prokurore në Tiranë si dhe Adnan Xholi, prokuror në SPAK. Pas verifikimit të kandidaturave dhe përfundimit të procedurave të vlerësimit, KLP do t'i propozojë Kuvendit listën e kandidatëve, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet me shumicën e cilësuar të votave, sipas përcaktimeve kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI