Flash

Çmimet e naftës bien ndjeshëm në bursa, po në Shqipëri?

Teherani thotë se është pranë një marrëveshjeje me Omanin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transportin detar. 

Lapsi.al 3 August 2026

Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin do të rifillojnë të hënën, pasi anuloi sulme ushtarake në shkallë të gjerë, duke bërë që çmimet e naftës të bien ndjeshëm, mes shpresave për një zbutje të konfliktit sipas Financial Times.

Presidenti amerikan tha të dielën se Shtetet e Bashkuara kishin qenë gati të ndërmerrnin të shtunën “sulmin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore”, por kishte vendosur të tërhiqej pas kërkesës së aleatëve të SHBA-së.

“Gjithçka ishte gati, por kur aleatët të kërkojnë ta anulosh, duhet të thuash: mirë, të shohim”, u tha Trump gazetarëve.

Ai tha se partnerët e SHBA-së në Gjirin Persik besonin se ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe për të bindur Iranin të tërhiqej nga programi i tij bërthamor.

Trump shtoi se kishte biseduar me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe se Riadi besonte se marrëveshja ishte e afërt, si për Ngushticën e Hormuzit, ashtu edhe për çarmatimin bërthamor të Iranit.

Megjithatë, të hënën në mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se Teherani nuk ishte aktualisht i përfshirë në negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se ishte përqendruar në bisedimet me Omanin për përcaktimin e një korridori “të përkohshëm”, që do të mundësonte rifillimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.

“Për momentin, nuk kemi negociata me SHBA-në. Bisedimet tona me Omanin janë përqendruar në arritjen e një mirëkuptimi mbi një rrugë që do të mundësonte kalimin e sigurt të anijeve dhe rifillimin e transportit në Ngushticën e Hormuzit”, tha Baghaei.

Kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan për sulme kishin rikthyer frikën në rajon për një konflikt të gjithanshëm, në një kohë kur trafiku në këtë korridor jetik detar, që përpara luftës përpunonte një të pestën e naftës së botës, është reduktuar në minimum.

Megjithatë, sinjalet për përparim në bisedime ulën çmimet e naftës, pas rritjes së fortë të tyre gjatë korrikut.

Çmimi i naftës Brent, referenca ndërkombëtare e tregut, ra me 5%, në 83.53 dollarë për fuçi, në nisje të javës së tregtimit në tregjet aziatike.

Më herët të dielën, diplomatë iranianë deklaruan se Teherani ishte pranë një marrëveshjeje të re me Omanin për administrimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një marrëveshje që konsiderohet thelbësore për të parandaluar përshkallëzimin e luftës mes SHBA-së dhe Iranit. /monitor 

Të këshilluara

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI