Flash

Marshim në Tiranë: Diaspora do të rikthehet sërish në Bulevard

Lapsi.al 3 August 2026

U mbajt sot protesta e 65-të para Kryeministrisë. Qytetarët kanë nisur marshimin e radhës në bulevard, duke vijuar aksionin e tyre të përditshëm të rezistencës.

Sikurse në netët e mëparshme, protestuesit do të marshojnë në disa akse të kryeqytetit, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe vijojnë me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Gjatë marshimit dëgjohen thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe përgjegjësi për problematikat që, sipas tyre, po përballon vendi. Qytetarët, të mbledhur prej 65 ditësh në protestë, deklarojnë se do të vijojnë të dalin në shesh dhe në rrugët e Tiranës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje qytetare më të gjerë, me protesta të përditshme kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët e cilësojnë si “kastë politike”. Për më shumë se dy muaj, tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe me thirrje të vazhdueshme për ndryshim politik.

Një aktivist ka paralajmëruar pjesëmarrjen masive të Diasporës në datat 14, 15 dhe 16 gusht. Ai theksoi se lëvizja do të vijojë pa ndërprerje deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë, duke shtuar se e vetmja mundësi për ta shmangur këtë është largimi i tij para datës 14 gusht.

Gjatë protestës së radhës kundër kryeministrit Edi Rama, ai u shpreh se, mbërritja e Diasporës do t'i japë një hov të ri protestave, duke e detyruar kryeministrin të largohet para fillimit të muajit shtator.
Aktivisti përsëriti se qëndresa qytetare nuk do të ndalet derisa të arrihet synimi i saj kryesor politik.

“Kjo protestë do vazhdojë derisa Edi Rama të dorëhiqet. Diaspora do të vijë në mënyrë masive në 14, 15 dhe 16 gusht. E vetmja mënyra që kjo gjë të mos ndodhë është që Edi Rama të jetë dorëhequr deri më 14 gusht. Por edhe nëse nuk ndodh është e sigurt që pasi të vijë Diaspora ai do të largohet dhe nuk do presë 1 shtatorin”, tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI