Flash

Zjarr në pallatin shumëkatësh në Golem, 6 persona përfundojnë në spital

Lapsi.al 3 August 2026

Një zjarr ka rënë në një nga apartamentet e shumëkatëshit në një kompleks turistik në plazhin e Golemit. Rreth orës 20:30, në katin e 9-të të pallatit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës zjarri ra në një apartament në pronësi të shtetasit E. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik, teksa tymi dhe flakët janë dalluar edhe nga distanca.

Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll, por turistët e banorët nuk po lejohen ende të kthehen ende në apartamentet e dhomat e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI