
Shërbimet e Stacionit të Policisë Patos, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, operacionin e koduar “No Guns 4”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Y. A., Patos, ku kanë gjetur 1 armë zjarri automatik dhe fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialiatët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Y. A., 64 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.