
Gjykata e Posaçme do të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin, e cila ndodhet nën 'arrest shtëpie'. Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë "arrest në shtëpi", Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t. Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.
Por, gjatë kontrolleve të 22 korrikut në “Equos Resort”, SPAK kishte gjetur 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin. Gjatë një seanca edhe vetë Agasi kishte pranuar se i kishte lënë dokumentat në makinëme qëllim që t'i gjente SPAK.
Nga komunikimet e zbuluara në celular të Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, tregojnë një lidhje shumë më të afërt, ndryshe nga ata që thonë "bashkëpunëtor”.
Po ashtu para Gjykatës së Posaçme do të dalin edhe Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani. Veç Hysenit, SPAK arrestoi edhe Fatjon Kallucin, shef sektori në Policinë Shkencore për nxjerrje të sekretit hetimor dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në restorantin pranë vilave qeveritare në Durrës. Ky i fyndit dyshohet se ka fshehur pamjet e kamerave të sigurisë pas arrestimit të Agasit.