Flash

Kushtetuesja: Qeveria e Kosovës është legjitime, Presidenti të zgjidhet brenda 6 tetorit

Lapsi.al 23 September 2026

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendim mbi konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë, pasi të njëjtat u kontestuan nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kushtetuesja ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar pas afatit, pa specifikuar pasojat juridike për deputetët që shkelën afatin.

Megjithatë, konstituimi i Kuvendit jashtë periudhës 30 ditor, sipas gjykatës, ka për pasojë rrjedhjen e afatit për zgjedhjen e presidentit.

“Kalimi i afatit tridhjetë (30) ditor për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka për pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, kur posti i Presidentit është vakant dhe për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, - thuhet në njoftimin e Kushtetuese.

Ky afat përfundon më 6 tetor 2026.

“Afati gjashtëdhjetë (60) ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026”, thuhet në vendim.

Gjykata obligon deputetët e Kuvendit të Kosovës sa më parë të zgjedhin nënkryetarin nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.

Sa i përket formimit të qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese konstaton se qeveria nuk është zgjedhur në kundërshtim me kushtetutën.

“Vendimi [Nr. 11-V-007] i 13 shtatorit 2026 i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim të Kushtetueses. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI