Flash

Berisha: Vlora Hyseni i ka dhënë krimit sekretet shtetërore

Lapsi.al 23 September 2026

 Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve të PD-së, foli lidhur me skandalin e SHISH, për të cilin tha se është afera më e rëndë e një shteti.

Berisha u shpreh se Vlora Hyseni, pjesë e asaj që ai e cilësoi si “grupin mafioz të AKSHI”-t, ka vjedhur sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe jua ka dhënë bandave dhe krimit.

Ndër të tjera u shpreh se që nga dita e arrestimit të Agasit dhe deri në lëshimin e masës se arrestit për Vlora Hysenin ka 510 komunikime mes tyre.

Por, sipas tij veprimet e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Vlora Hysenit dhe Mirlinda Karçanajt janë kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Lubia tjetër ka vjedhur më të çmuarën e një populli, sigurinë kombëtare. Me kushtetutë dhe ligje, personi përgjgegjës i siguruisë kombëtare rezulton një anëtare e shëmtuar e një grupi të strukturuar kriminal. Që e kemi quajtur grupi mafioz më i rrezikshëm i Europës. Grupi mafioz i AKSHI-t vendosi në kontroll të plotë komunikimin me internet për shqiptarët dhe të huajt në Shqipëri. Akt i pashembullt.

Ajo ishte padenjë për asnjë lloj besimi. Ajo që është e faktuar por përpiqen të mos e thonë është se Ergys Agasi, Vlora Hyseni, Ermal Beqiri, Miurlinda Karçanaj kanë kryer çdo veprim me urdhër të Edi Ramës dhe kanë zbatuar porositë e tij.  Ky sot me propagandën e tij përpiqet të lajë duart me aferën më skandaloze të një shteti. Mediat botërore janë mbushur me lajmin e Vlora Hysenit. Përpjekjet e narkoregjimit për ta mbrojtur janë kriminale.

Prokuroria mnuk e cilëson anëtare të grupi të strukturuar kriminal. Që nga dita e arrestimit të Agasit dhe deri në lëshimin e masës se arrestit për Vlora Hysenin ka 510 komunikime. Në 45 ditë kanë mbi 10 komunikime çdo ditë. Dhe kjo qenka vetëm nxjerrje sekreti dhe ndihmë. Kjoë shtë anëtare kryesore e këtij grupi kriminal. Kjo u ka dhënë bandave dhe krimit sekretet shtetërore, sigurinë kombëtare”, tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI