Flash

Afera e SHISH, Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Rama më i damkosur se kurrë

Lapsi.al 23 September 2026

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë që po zhvillohet në selinë blu ka folur lidhur me aksionin politik të opozitës në ditët në vijim.

Berisha u shpreh se bojkoti i parlamentit do të ishte vendimi më i lehtë për tu marrë por shtoi se kjo do të ishte avantazh për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se përkundrazi, opozita duhet t’i japë Ramës përgjigjet më të forta në Kuvend.

“Vendimi më i lehtë do të ishte bojkoti i parlamentit. Unë kam qenë dhe jam i bindur se ky do të ishte avantazh për Edi Ramën. Sot i damkosur më shumë se kurrë, çdonjëri nga ne duhet ta ketë të qartë se Lufton për ekzsitencën e tij. Për të nuk ka vend tjetër veçse në qeli. Ai është i aftë për gjithçka për të ruajtur pushtetin dhe karrierën e tij. Megjithatë me gjithë këtë situatë në parlament, grupi i PD do të arrijë ti japë përgjigjet e merituara. Ne në parlament jemi në kushte shumë të vështira por në këto kushte duhet t’i japim atij përgjigjet më të forta”, tha Berisha.
Ndër të tjera tha se kjo mbnledhje duhet të shërbejë si apel për secilin anëtar të Kryesisë dhe Sekretariateve që të jetë sa më pranë qytetarëve. Ai u shpreh se çdo anëtar i PD-së duhet të mbështesë protestën që po zhvillohet prej më shumë se tre muajsh kundër qeverisë.

“Kjo mbledhje është një kushtrim për secilin prej nesh. Të shkojmë të qytetarët, të anëtarët tanë, te mbështetësit tanë. Asgjë nuk zvogëlon forcën tonë më shumë se distanca me njerëzit tanë. Kjo duhet sot më shumë se kurrë, për shkak të kushteve që ne ndodhemi. Për ne është jetike të japim çdo kontribut dhe të bëjmë çdo përpjekje për një Parti Demokratike funksionale dhe të ripërtërirë. Të përballemi me këtë regjim me rezistrencën më të madhe. Të bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur këtë protestë epike. Edi Rama nuk ka të ardhme.Ai kërkon që ne t’i japim shtytjen që meriton. Ai kërkon që opozita të ngrihet gjithnjë e më fuqishëm kundër tij. Si PD në njëfarë mënyre ju them se kjo është një fillim në kushte krejt të tjera, nga më të favorshmet por edhe në vështirësitë më të mëdha. Ndaj duhet të shfyrtëzojmë çdo mundësi dhe çdo potencial për ripërtëritjen e kësaj force politike”, tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI