
Një shtetase gjermane 50-vjeçare është kërcënuar sot me thikë dhe i është grabitur çanta me sende personale pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
Gruaja denoncoi rastin në polici, e cila u vu në lëvizje duke identifikuar dhe arrestuar një 41 vjeçar me inicialet J.S, banues në kryeqytet. Sendet e vjedhura u gjetën dhe iu kthyen 50-vjeçares.
Një ditë pas ngjarjes, gruaja, e identifikuar me inicialet T. K., shkoi në Komisariatin e Policisë Nr. 1 për të falënderuar efektivët për reagimin dhe kthimin e sendeve të saj.