Flash

Kadastra derë më derë në Himarë, evidentohen 235 banesa me probleme pronësie, procesi vijon deri në fund të nëntorit

Lapsi.al 23 September 2026

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon punën në terren për evidentimin dhe trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie, nga shtëpitë e vjetra të ndërtuara para vitit 1991, te banesat informale. Aktualisht po punohet me grupe të dedikuara në fshatrat e Bashkisë Himarë. Për të ndjekur nga afër procesin ka qenë në tërren drejtoresha e përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli. 

“Ky proces është edhe për ndërtesat pas vitit ’91 edhe për shtëpitë e vjetra. Ne aktualisht po punojmë në 9 fshatrat e parë, duke filluar me Palasën e do të punojmë për të përmbyllur gjithë fshatrat e tjerë”, tha Goxhobelli gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Dhërmiut.

Përgjatë këtyre ditëve të parë në Himarë, specialistët e ASHK-së kanë evidentuar 235 banesa me mangësi në dokumentacionin e pronësisë. 

Ndërkohë në periudhën janar-gusht 2026, ASHK ka emetuar rreth 26 mijë vendime legalizimi në të gjithë vendin për objektet para vitit '91. Kjo shifër është afërsisht sa totali i vitit 2025 dhe më shumë sesa totali i vitit 2023 dhe 2024 të marrë së bashku (përkatësisht 11 000 dhe 10 800 vendime) 

Në Bashkinë Himarë, ekipet e ASHK do të jenë në dispozicion të banorëve deri më 25 nëntor, sipas një kalendari të publikuar më herët dhe do të shkojnë derë më derë. Qasja e re e ASHK synon të ndryshojë edhe marrëdhënien mes qytetarit dhe institucionit. Në vend që qytetarët të jetë gjithmonë ata që duhet të udhëtojnë drejt zyrave dhe të ndjekin procedurat, ekipet e institucionit shkojnë në territor për të identifikuar dhe trajtuar problematikat nga afër. Kjo është një përpjekje për ta bërë shërbimin kadastral më të aksesueshëm, më pranë qytetarit dhe më të orientuar drejt zgjidhjes konkrete të problemeve të pronësisë.

Banorët e zonave të përfshira në kalendar ftohen të informohen për datat e prezencës së ekipeve dhe të përfitojnë nga kontakti i drejtpërdrejtë me specialistët e ASHK, për të trajtuar problematikat që lidhen me dokumentacionin e banesave të tyre.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI