Flash

Vlora Hyseni i jepte garanci Ergys Agasit: Krejt radarët e shtetit i fik për ty

Lapsi.al 24 September 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, me këtë të fundit që shfrytëzonte të dhënat që i jepte shefja e SHISH për të qëndruar 8 muaj në arrati, duke iu fshehur policisë.

Në një prej bisedave, Hyseni dyshohet se i jep Agasit informacion mbi lëvizjet e strukturave të sigurisë. Në një prej qindra mesazheve që dyshja ka shkëmbyer mes tyre, Hyseni i kërkon Agasit të mos përdorë një numër tjetër telefoni, duke i thënë se ai dyshohet se është nën përgjim.

Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Në vijim, Ergys Agasi e pyet nëse ka ndonjë rrezik për persona të afërt me të, ndërsa përgjigjja që sipas dosjes i përket Hysenit është:

Krej radarët e shtetit i fik për ty!

Gjatë ditës së sotme Vlora Hyseni do të dalë sot përpara Gjykatës së Posaçme, për t’u njohur me masën e sigurisë, dhe ku pritet të japë shpjegime për komunikimet me Agasin përpara prokurorëve të SPAK.

Kur u mor në pyetje rreth një javë më parë nga hetuesit e SPAK, Hyseni kishte deklaruar se Agasi ishte një bashkëpunëtor i saj, në kuadër të rrjetit të agjentëve të SHISH. Por sipas provave të publikuara deri tani nga Prokuroria pretendimi i saj nuk qëndron, dhe se marrëdhënia mes dyshes ka qenë përtej asaj institucionale.

Çështja pritet të marrë zhvillime të mëtejshme ndërsa SPAK vijon verifikimet mbi komunikimet, marrëdhëniet dhe informacionet që dyshohet se janë shkëmbyer mes personave të përfshirë në dosje./SHEKULLI 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI