Flash

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën e rëndë në SHISH

Lapsi.al 24 September 2026

Grupi parlamentar i PD ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit të 24 shtatorit, dhe të jenë në fokus diskutimet për situatën e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) pasi Vlora Hyseni u la në arrest shtëpiak dhe u shkarkua nga detyra. Në dokumentin drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi kërkon heqjen nga rendi i ditës të dy interpelancave urgjente, përkatësisht me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Demokratët kërkojnë që kryeministri Edi Rama të japë shpjegime lidhur me situatën e krijuar në shërbimin informativ.

“Nëpërmjet këtyre veprimtarive të paligjshme, shtetasja Vlora Hyseni ka dëmtuar rëndë besimin e publikut tek institucionet shtetërore, ashtu si edhe besimin e partnerëve ndërkombëtarë tek shteti shqiptar, ka cenuar sigurinë kombëtare, si dhe sigurinë e aleatëve të NATO-s. Është rast unik dhe i paprecedent në historinë e Shqipërisë që Drejtori i SHISH vendoset në dy masa sigurimi personal, pasi ekzistojnë të dhëna, indicie dhe prova bindëse se ka ndihmuar Ergys Agasin…”, theksohet në kërkesë. Kërkesa e demokratëve vjen pas zhvillimeve të fundit në lidhje me ish drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës, në kuadër të hetimeve të SPAK për Ergys Agasin dhe aferën AKSHI. Pas këtyre zhvillimeve, ajo u shkarkua nga detyra.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI