Flash

Dosja e SPAK, Agasi mori të dhëna në telefonat e “zbërthyer” nga policia

Lapsi.al 24 September 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me hetimin që ka në qendër biznesmenin Ergys Agasi dhe zhvillimet e fundit që kanë përfshirë disa zyrtarë dhe persona të tjerë. Një nga pistat që po verifikohet nga hetuesit lidhet me të dhënat e nxjerra nga telefonat e sekuestruar dhe të analizuara në Laboratorin Shkencor të Policisë. Sipas materialeve të hetimit, një pjesë e këtyre të dhënave dyshohet se i është vënë në dispozicion Ergys Agasit nga Fatjon Kalluci, në atë kohë përgjegjës i një sektori në Institutin e Policisë Shkencore.

Sipas dosjes, bëhet fjalë për akte ekspertimi dhe materiale të përftuara pas zbërthimit dhe analizimit të aparateve telefonike në laborator. SPAK po heton mënyrën se si këto materiale kanë dalë nga strukturat përkatëse, kush i ka administruar dhe në çfarë rrethanash kanë përfunduar në duart e Agasit. Kalluci u arrestua më 22 shtator në kuadër të zhvillimeve të reja të hetimit. Sipas raportimeve të publikuara pas operacionit, ndaj tij është caktuar masa e arrestit në burg, ndërsa dyshimet lidhen me nxjerrjen e dokumenteve sekrete.

Në tërësi, hetimi po fokusohet në disa drejtime: komunikimet e Agasit gjatë periudhës që ishte në kërkim, burimin e informacionit që ai dyshohet se ka marrë, nxjerrjen e materialeve nga strukturat shtetërore, si dhe ndihmën që mund t'i jetë dhënë për t'iu shmangur autoriteteve. SPAK dhe BKH vijojnë administrimin dhe analizimin e provave elektronike dhe dokumentare. Përgjegjësia penale e personave të përfshirë do të përcaktohet në përfundim të procedurave gjyqësore.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI