Flash

“Parlamenti i Ergys Agasit”/ Berisha: Hyseni, anëtare e grupit të tij kriminal që kontrollonte të gjitha sekretet e shtetit dhe SHISH

Lapsi.al 24 September 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi Parlamentin si një institucion të Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK si kreu i grupit kriminal në AKSHI, bashkë me personat e tjerë të marrë të pandehur.

“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme ndonjëherë. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi. Sot, për çdo shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështje të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi.

Në këtë sallë kam deklaruar, paralajmëruar se Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës. Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe Evropë të gjitha kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit. Të gjitha sekretet e shtetit dhe SHISH. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë fuqi e kishte nga padrino i vendit. Rasti i Hysenit është i treti në botë.”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI