Flash

PDK refuzon takimin me Albin Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

Lapsi.al 7 August 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke i bërë thirrje që të fokusohet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë.

Kurti ka ftuar në takim liderët e partive të tjera politike, në kuadër të përpjekjeve për të diskutuar situatën politike dhe hapat e ardhshëm për funksionimin e institucioneve. 

Sipas informacioneve të fundit, një takim mes Kurtit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet sot rreth orës 13:30. Ndërkohë, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëse do t’i përgjigjet ftesës për takim.

PDK ka deklaruar se prioritet duhet të jetë krijimi i institucioneve të reja dhe respektimi i afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke mos e konsideruar të nevojshëm një takim politik në këtë fazë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI