Flash

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Lapsi.al 7 August 2026

Sot përfundon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca konstituive e ndërprerë një ditë më parë. Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për konsultime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për të arritur një marrëveshje lidhur me çështjen e presidentit.

Kërkesa e Kurtit u kundërshtua nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët reaguan ndaj vendimit për ndërprerjen e punimeve. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, vendosi ta ndërpresë seancën. Para ndërprerjes u përfunduan dy pikat e para të rendit të ditës: formimi i Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe betimi i deputetëve të legjislaturës së 11-të.

Pas verifikimit të mandateve, të gjithë deputetët e zgjedhur bënë betimin, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe. Mbetet të shihet nëse gjatë ditës do të caktohet vazhdimi i seancës dhe nëse forcat politike do të arrijnë një marrëveshje për përmbylljen e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI