Flash

Digjen kazanë mbetjesh dhe përfshihen nga flakët 3 automjete në Durrës, dyshohet për dy zjarrvënie të qëllimshme

Lapsi.al 7 August 2026

Një seri zjarresh të dyshuara si të qëllimshme janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Në total janë djegur 10 kazanë mbetjesh dhe janë dëmtuar tre automjete të parkuara. Vatra e parë u shfaq në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”. Flakët përfshinë tetë kazanë dhe më pas u përhapën te tre makina të parkuara aty pranë. Pak më vonë, dy kazanë të tjerë u dogjën në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Zjarrfikësit ndërhynë dhe vunë flakët nën kontroll. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarret janë të qëllimshme dhe mund të jenë shkaktuar nga i njëjti person. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI