Flash

Krimet e luftës në Gjakovë/ Aktakuzë ndaj Radoiçiç dhe 19 të tjerëve për vrasjen e 107 shqiptarëve

Lapsi.al 6 August 2026

Millan Radoiçiç është mes 20 personave ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte të kryera në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999. 

Sipas Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprën penale "krime lufte kundër popullatës civile" dhe dyshohen se morën pjesë në një operacion të forcave serbe, ku u vranë 107 civilë shqiptarë. Për të gjithë të akuzuarit, Prokuroria ka kërkuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë. 

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria i ka identifikuar të akuzuarit vetëm me iniciale: M.K., R.Ç., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A. 

Sipas aktakuzës, krimet janë kryer nga 7 deri më 10 maj 1999, gjatë një operacioni ushtarako-policor në Gjakovë ku u vranë 107 civilë. Prokuroria thotë se gratë dhe fëmijët u ndanë nga burrat, ndërsa grave iu morën stolitë e arit, paratë dhe sendet me vlerë. Burrat u ekzekutuan në shtëpitë e tyre, në oborre dhe në vendin e njohur si "Ura e Taliqit", ndërsa shumë banesa u dogjën. 

Pas përfundimit të luftës, trupat e viktimave u gjetën në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë.

Aktakuza përmend edhe arrestimin e më shumë se 300 civilëve shqiptarë, të cilët, sipas Prokurorisë, u mbajtën në burgje të improvizuara pa kushte minimale jetese, pa ushqim të rregullt, higjienë dhe kujdes mjekësor. Më pas, një pjesë e tyre u transferuan në burgje të ndryshme në Kosovë.

Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, kërkohet nga autoritetet e Kosovës edhe për sulmin e armatosur në Banjskë në vitin 2023, ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës. Ai ka marrë përgjegjësinë për organizimin e atij sulmi, ndërsa Kosova e cilëson ngjarjen si sulm terrorist dhe akuzon Serbinë për përfshirje. Beogradi i ka mohuar këto akuza. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI