Flash

Si përfunduan 4 ‘Glock’ në makinë?/ Nga plazhi në pranga, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit të kapur në Sarandë

Lapsi.al 6 August 2026

Një operacion policor i dy javëve më parë çoi në sekuestrimin e 4 pistoletave që kishin si destinacion Sarandën. Operacioni u zhvillua në tunelin e Skërficës  në aksin Kardhiq-Delvinë dhe çoi në arrestimin e 31-vjeçarit  Kejdi Banaj. Gjatë dëshmive të tij, Banaj ka kompromentuar një tjetër person, pikërisht 26-vjeçarin E. S nga Tirana, i cili në fakt rezulton i shpallur në kërkim për një akuzë të ngjashme në mars të këtij  viti.

Siç zbulohet nga dosja hetimore informacioni i policisë ishte se një automjet i marre me qera nga Kejdi Banaj do të kishte të fshehur disa armë zjarri. Informacioni ishte se Banaj më pas këtë makinë do ta ngarkonte në një karrotrec, të cilin e ka në përdorim, ku më pas do të nisej drejt Sarandës. Dyshohet se në Lushnje do të merrte dhe rreth 500 gram kokainë. të cilën do e sillte në Sarandë për ta shitur në doza të vogla. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia, dyshohej se personi që posedon lëndën  narkotike ishte nga Lushnja, i paidentifikuar, por do ta shoqëronte me makinë nga pas deri në Sarandë.

Pas ndjekjes, është bërë ndalimi i këtij mjeti në vendin e quajtur “Tuneli i Skërficës” në orën 16:15, me drejtues mjeti shtetasin Kejdi Bana ku pas kontrollit në mjet u konstatuan në pjesën e pasme të mjetit, nën tapicerinë e pasagjerit të krahut të djathtë një thes plasmasi me ngjyrë të zezë ku në brendësi të të cilës u gjetën katër armë zjarri të llojit pistoletë tip “Glock”.

Vetë Banaj është treguar bashkëpunues me policinë duke treguar edhe kodin e celularit e duke treguar njëherazi edhe bashkëpunëtorët. Ai ka deklaruar se banon në Tiranë, ku ka një zyrë Imobiliare në Astir. Në datë 14.07.2026, rreth orës 13:00 te biznesi tij ka shkuar një shtetas i quajtur E., mbiemrin nuk i'a mban mend, djali i "M…" që qendron në“Rrugën e Kavajës" për të kërkuar atë. Ai nuk ishte, ka takuar babanë e tij dhe i ka marrë numrin tij të telefonit, e ka marrë në telefon dhe i ka shkuar poshtë shtëpisë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Për këtë mund të verifikohen telefonatat në telefonin e tij personal me kod 2580. I ka kërkuar që t'i gjente një apartament dhe makinë me qera në Sarandë. U nisën të tre bashkë dhe me kunatin  e tij, emrin nuk e di, për në Sarandë me një makinë. Në datë 15.07.2026 rreth orës 08:00 i ka thënë qe të shkonin për të marrë diçka në Tiranë dhe do ta paguante 150 euro për të bërë shoferin. Makinën i'a la dikujt dhe mori makinën “Citroen”, me targa AB 302 SF, se ku nuk e di. U nisën dhe kur shkuan në Tiranë ndaluan ngjitur te "Hotel I….", në autostradë te "Qafa e Kasharit", ku doli nga makina me kunatin e tij, morën një qese të zezë te ferrat dhe erdhi te makina e futi mbrapa sediljes te këmbët dhe i tha të shkonte për në Sarandë. Ai mori një automjet “Skoda”, ngjyrë gri që ia kishin lënë aty, dhe se ai e dinte që kishte sende të kundraligjshme armë në makinë por, i mendonte lodër.

Por në seanën e caktimit të masës së sigurimit ndaj tij, Banaj tregoi të tjera detaje. “Une jam përforues i lëndëve narkotike prej vitesh dhe nuk e di fare se si ka ndodhur ngjarja. Mua me morën te shtëpia më çuan aty dhe s’kam ditur fare. Nuk kam qenë i vetëdishëm në  rastin konkret se si ndodhi ngjarja, vazhdoj që mos të jem i kthjellët.Unë kam deklaruar te gjithe te verteten. Më mori E… S…. Kam 20 vjet qe e njoh. Më ka ardh dhe me ka thenë do ikim në Sarandë te gjejmë nje shtepi te benim ca ditë plazh. Ai ishte me nusen dhe femijen. Kishim kohe pa u takuar. Nusen e tij e lamë ne Elbasan, shkuam ne Tiranë, ai mori një porosi dhe e futi ne makinën time, ndërsa vetë mori nje makinë tjeter. Rrugës ndodhi ca ndodhi, mua me kapen, ai iku se ishte para me makinë. Kur me kanë kapur ateher kam kuptuar ca kam pasur ne makinë. Qesen e zezë që la tek makina ime e mori ai me kunatin e tij në Tiranë dhe unë nuk e dija ca kishte aty. Erdhi më takoi papritur, kisha 4 vjet pa e pare. Në fillim më kërkoi tek babai, atij ja mori numrin e telefonit, pastaj më takoj mua.”

Gjykata caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj Banajt, ndërsa  nuk dihet nëse janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI