Flash

Zjarri jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Lapsi.al 6 August 2026

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në zonën e Mallakastrës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatit Drenije, pjesë e Bashkisë Patos. 

Situata paraqitet e rënduar, pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me masive të mbjella me pisha, ndërsa era e fortë që po fryn në grykat dhe kodrat e zonës po favorizon përhapjen e zjarrit.

Raportohet se flakët kanë kaluar edhe rrugën e Panahorit, duke vijuar përhapjen në terrenin e vështirë të zonës. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, banorëve të zonës dhe forcave të ushtrisë, ende nuk është arritur të vihet nën kontroll situata.

Deri në këto momente nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat apo banorët, por situata mbetet shqetësuese për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe kushteve të vështira atmosferike.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI