Flash

Grabitje me dhunë në Lezhë/ Taksistit i zënë pritë dy persona, i marrin paratë dhe sendet personale

Lapsi.al 6 August 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një drejtues i automjetit (taksist) ka rënë pre e një grabitjeje me dhunë nga dy persona të enjtur.

Sipas informacionit zyrtar nga kallëzimi i bërë në komisariat, dy autorët e dyshuar i kanë ngritur pritë taksistit dhe, pasi e kanë dhunuar fizikisht, i kanë grabitur sendet personale dhe një shumë parash. Në dëshminë e tij dhënë autoriteteve, i dëmtuari ka pretenduar se i është marrë gjithashtu edhe një orë e markës "Rolex", një pretendim ky që po mbahet në verifikim nga grupi hetimor. 

Në vijim të veprimeve paraprake, shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorëve dhe po kryejnë hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave. Në fokus të hetimit janë pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit të lëvizjes dhe zonës përreth, me qëllim identifikimin e shpejtë dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI