Flash

Ish-kryeministrja në ekzil e Bangladeshit paralajmëron rikthimin

Lapsi.al 6 August 2026

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka njoftuar se planifikon të kthehet në vendin e saj nga mërgimi në Indi në muajin dhjetor, pavarësisht se përballet me një dënim me vdekje për rolin e saj në shtypjen e protestave të vitit 2024.

Hasina bëri deklaratën gjatë një aktiviteti të organizuar në New Delhi nga Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Azisë Jugore, në përvjetorin e dytë të kryengritjes që çoi në rrëzimin e qeverisë së saj. Edhe pse ishte paralajmëruar një paraqitje me video, ajo zgjodhi të dërgonte vetëm një mesazh audio, pa u shfaqur para kamerave.
“Do të kthehem te populli im. E di që mund të më fusin në burg, mund të më vrasin ose të ndodhë diçka tjetër, por duhet të kthehem. Frika nuk mund të më pengojë të përmbush detyrën time ndaj popullit,” u shpreh ajo, duke shtuar se datën dhe detajet e kthimit do t’i bëjë publike më vonë.

Hasina u largua në Indi në vitin 2024, pasi protestat e udhëhequra nga studentët rrëzuan qeverinë e saj, duke i dhënë fund një karriere prej gjithsej 20 vitesh në krye të vendit. Në vitin 2025, një gjykatë në Bangladesh e dënoi në mungesë për krime kundër njerëzimit, duke e shpallur fajtore për shtypjen e dhunshme të protestave të vitit 2024. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1,400 persona humbën jetën gjatë trazirave. Hasina është dënuar me vdekje, por i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Çështja ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Bangladeshit dhe Indisë. Daka ka kërkuar vazhdimisht ekstradimin e Hasinës, ndërsa autoritetet indiane kanë deklaruar se po shqyrtojnë kërkesën.
Ministria e Jashtme e Bangladeshit reagoi ashpër ndaj paraqitjes së saj publike në Indi, duke e cilësuar atë një “fyerje ndaj sovranitetit” të vendit dhe duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. 

Një ditë më parë, qeveria e kryeministrit Tarique Rahman kishte paralajmëruar mediat vendase të mos transmetonin deklaratat e Hasinës, duke iu referuar një urdhri gjykate të vitit 2024 që ndalon publikimin e komenteve të saj. Për pasojë, asnjë media në Bangladesh nuk e transmetoi aktivitetin, megjithëse fjalimi u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Gjatë deklaratës së saj, Hasina kërkoi gjithashtu heqjen e ndalimit ndaj partisë së saj, Lidhjes Awami, dhe lirimin e të burgosurve politikë. Ajo pretendoi se protestat që nisën për sistemin e kuotave në punësimin publik u shndërruan në një përpjekje të organizuar për rrëzimin e qeverisë dhe minimin e rendit kushtetues. Ish-kryeministrja akuzoi gjithashtu qeverinë aktuale për përkeqësimin e ekonomisë së vendit, duke përmendur ngadalësimin e rritjes ekonomike, rënien e investimeve dhe shtimin e papunësisë.

Ndërkohë, në Daka, protestuesit dogjën një kukull që simbolizonte Hasinën, ndërsa autoritetet inauguruan Muzeun Memorial të Kryengritjes së Korrikut 2024, i ngritur në ish-rezidencën zyrtare të saj. Muzeu përmban materiale audio-vizuale, objekte personale të viktimave dhe dokumente që pasqyrojnë ngjarjet e protestave dhe akuzat për abuzime gjatë qeverisjes së Hasinës.
Muzeu u përurua nga qeveria e përkohshme e udhëhequr nga fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Muhammad Yunus, në praninë e kryeministrit Tarique Rahman.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI