Flash

Euro në “tatëpjetë”, i afrohet kufirit të 93 lekëve

Lapsi.al 6 August 2026

Euro po vazhdon të humbasë terren në kursin e këmbimit me Lekun, duke shënuar minimume të reja historike. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 93.13 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.15 pikë krahasuar me të martën.

Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.8%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i Euros ka arritur në 4.3%.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, tregu ndodhet nën efektin e prurjeve të sezonit turistik, që në këtë periudhë të vitit arrin pikun e tij.

Por, rënia sezonale e kursit të Euros është në vijim të një tendence të qartë rënëse që kishte nisur qysh në muajt e parë të vitit, si rrallëherë më parë. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e parë të vitit deficiti i llogarisë korrente ra në 228 milionë euro, në rënie me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Ato u rritën me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përtej informacionit që japin statistikat zyrtare, në publik ngelet i fortë perceptimi se kursi ndikohet ndjeshëm edhe nga prurjet valutore që burojnë prej aktiviteteve informale ose kriminale. Disa raste të publikuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë perceptimin e investimit të sasive të mëdha të parave të pista në zhvillimin dhe blerjen e pasurive të paluajtshme.

Nga ana tjetër, forcimi i Lekut pjesërisht besohet se po mbështetet edhe nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria shqiptare, me suficite të mëdha fiskale në pjesën më të madhe të vitit, praktikë që e ul ofertën e monedhës vendase në treg. Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore ka ndërhyrë dy herë për të blerë Euro këtë javë.

Që prej vitit 2024, Banka e Shqipërisë po përpiqet nga zbusë ritmin e forcimit të lekut, nëpërmjet blerjeve të mëdha të valutës në tregun e brendshëm. Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI