Flash

Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

Lapsi.al 6 August 2026

Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë se gjysma e tyre po qëndrojnë në vend për të punuar. Konkretisht, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor deri më 30 Qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 38,712 leje qëndrimi të miratuara për shtetasit e huaj.

Sipas shtetësisë, numrin më të lartë të lejeve e kanë shtetasit e Kosovës me 7,302 leje duke përbërë rreth 19% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit. Pas tyre, numrin më të lartë e përbëjnë shtetasit nga Italia me 4,332 leje qëndrimi apo me 11% të totalit. Numri i lejeve të qëndrimit të shtetasve nga India arriti në 3,882 duke zënë 10% të totalit, nga Filipinet në 3,638 (9.3% të totalit) dhe nga Egjipti me 3,441 apo 8% të lejeve aktive.

Punësimi mbetet arsyeja kryesore e qëndrimit të shtetasve të huaj në Shqipëri. Sipas të dhënave, numrin më të madh të lejeve të qëndrimit e zënë lejet unike për punëmarrës dhe lejet unike të vetëpunësimit. Për të dyja këto kategori, numri i tyre deri në qershor 2026 arriti në 22,693 leje për punësim, duke përbërë 59% të totalit të lejeve të qëndrimit.

Numrin e të huajve të pajisur me leje unike nga punëmarrësit e kryesuan shtetasit nga Filipinet, India dhe Egjipti. Këto vende kanë së bashku të miratuara 10,258 leje unike për punëmarrës, duke përbërë rreth 50% të totalit të punësuarve në vend.

Pas tyre janë lejet për bashkim familjar. Deri në qershor 2026 numri i tyre arriti në 7,124 leje aktive duke përbërë 18% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit. Numri i lejeve për bashkim familjar dominohet nga shtetasit nga Kosova me 2,978 leje apo duke zënë rreth 42% të totalit të lejeve me motiv bashkimin familjar.

Edhe shtetasit italianë kanë një numër të konsiderueshëm të lejeve për bashkim familjar. Numri i tyre ka arritur në 783 leje apo 11% të lejeve për bashkim familjar. Pas tyre janë shtetasit turq të pajisur me 518 leje qëndrimi (apo 7% e totalit të lejeve për këtë kategori).

Ndërsa numri i lejeve për motivi studimi arriti në 1,261 duke përbërë 3% të totalit të lejeve aktive. Për këtë kategori lejet kryesohen nga shtetasit italiane me 462 leje apo që zënë rreth 37% të tyre. Pas tyre vijnë shtetasit indianë. Me leje studimi janë të pajisur 426 shtetas indianë apo 34% e totalit për këtë kategori lejesh.

Për lejet me motiv humanitar, numri më i madh është regjistruar për shtetasit e Iranit ku numri i tyre arrin në 2,440, ndërsa shtetasit e vendeve të tjera paraqesin një numër dukshëm më të ulët në këtë kategori./ Monitor

Të këshilluara

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI