Flash

25 vatra zjarri në vend, situata më kritike në Riban e Ngraçan të Mallakastrës

Lapsi.al 6 August 2026

Gjatë së mërkurës u raportuan 25 vatra zjarri në vend. Tetë prej tyre mbeten aktive. Situata më e vështirë paraqitet në Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës. Flakët janë përhapur në masivet me pisha, të favorizuara nga era. Forcat zjarrfikëse nuk kanë arritur t’i izolojnë plotësisht vatrat. Ndërhyrja nga ajri pritet të rifillojë mëngjesin e sotëm. Në Riban u angazhua për herë të parë edhe avioni zjarrfikës “Air Tractor AT-833”. Në operacione morën pjesë gjithashtu helikopterët e Forcës Ajrore dhe droni Bayraktar.

Vatra aktive ka edhe në Elbasan, Libohovë, Dropull dhe Dibër. Sipas autoriteteve, zonat e banuara nuk janë aktualisht në rrezik. Ndërkohë, zjarri në Penkovë të Selenicës është shuar plotësisht. Flakët dogjën dy hektarë pyll me pisha dhe 40 automjete të braktisura

Të këshilluara

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI