Flash

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Tiranë, shkak dyshohet një defekt teknik

Lapsi.al 6 August 2026

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurë në në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Mësohet se mjeti ka qenë në lëvizje kur rreth orës 22:10 është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga kjo ngjarje, vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit” , njofton policia.
 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI