Flash

Senati konfirmon ambasadorin Eric Wendt, pritet vetëm firma e Trump për të nisur misionin në Tiranë

Lapsi.al 6 August 2026

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri. Sipas rezultatit zyrtar të votimit, kandidatura e tij u miratua me 50 vota pro dhe 44 kundër gjatë seancës plenare të Senatit, duke përmbyllur procesin e miratimit nga Kongresi.

Pas këtij vendimi, mbetet vetëm nënshkrimi formal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili do ta finalizojë emërimin e Wendt në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë. Eric Wendt ka një karrierë të gjatë ushtarake. Ai shërben në Ushtrinë Amerikane që nga viti 1986 dhe që prej vitit 1991, është pjesë e forcave speciale “Green Beret”. Gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në një sërë misionesh ndërkombëtare, përfshirë operacionet në Filipine, Irak dhe Afganistan, si dhe ka shërbyer në Indonezi në kuadër të Komandës së Paqësorit të SHBA-së.

Ai ka mbajtur gjithashtu poste të rëndësishme drejtuese, mes tyre edhe atë të ndihmësit ushtarak kryesor të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, ndërsa ka komanduar njësi të forcave speciale në nivele të ndryshme. Wendt flet gjuhën arabe dhe koreane dhe është dekoruar me disa vlerësime ushtarake ndërkombëtare, përfshirë Kryqin e Artë të Nderit të Gjermanisë për shërbimin në Afganistan, një vlerësim presidencial nga Filipinet dhe medalje nga Koreja e Jugut. Në nëntor të vitit 2017, ai u emërua Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, ku luajti një rol të rëndësishëm në koordinimin e çështjeve të sigurisë në rajon.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI