Flash

Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë, Kurti kërkon kohë shtesë për presidentin

Lapsi.al 6 August 2026

Konstituohet Kuvendi i Kosovës. Deputetët e zgjedhur për legjislaturën e 11-të bënë betimin por seanca konstituive u ndërpre pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit të vendit.

Në foltoren e Kuvendit,  Kurti falënderoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takimet e zhvilluara, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje mbetet e gatshme të zhvillojë bisedime edhe me PDK-në dhe Aleancën, pavarësisht refuzimit të deritanishëm të këtyre partive.

"“Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me Aleancën, edhe pse refuzimi i tyre është i qartë. Duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot”

Në fjalën e tij, kreu i Vetëvendosjes, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se duhet kohë për gjetjen e marrëveshjes për presidentin e ri duke theksuar se konstituimi i institucioneve nuk duhet të përfundojë me shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja të cilat do të ishin të dëmshme për ekonominë e vendit.

​Zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan se në prill nuk u zgjodh presidenti. Ne duhet të ecim përpara por na duhet dakordësimi sa më i gjerë. Konstituimi kësaj radhe nuk mund të jetë sërish drejt një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhje të parakohshme e të paarsyeshme, të dëmshme për ekonominë. Andaj, i nderuari kryesues Avni Dehari, kërkojmë kohë shtesë që t’u japim shans marrëveshjeve për president apo presidente të re,” deklaroi Kurti në Kuvend.

Pas kësaj, Dehari e ndërpreu senacën. Për vazhdimin e saj, kryesuesi ka thënë se do të njoftoheni me kohë. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI