Flash

Ina Zhupa: Oborri i gjimnazit “Hasan Tahsinit” do kthehet në parking publik

Lapsi.al 6 August 2026

Deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht drejtuese politike për rrethin e Sarandës, Ina Zhupa, ka reaguar kundër vendimit të Këshillit Bashkiak të Sarandës për ta kthyer pjesën e pasme të oborrit të gjimnazit “Hasan Tahsini” në parking publik, duke e cilësuar atë një skandal dhe një cenim të sigurisë së nxënësve. 

Sipas Zhupës, kjo hapësirë është kërkuar prej vitesh nga komuniteti, mësuesit dhe nxënësit për t’u shndërruar në ambiente sportive dhe rekreative, ndërsa standardet europiane favorizojnë shtimin e hapësirave të gjelbra dhe kufizimin e trafikut pranë shkollave.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Skandali i bashkisë Sarandë, oborri i gjimnazit “Hasan Tahsini” do të kthehet në parking publik. 

Prej kohësh është kërkuar nga komuniteti, mesuesit dhe nxënësit që pjesa e pasme e oborrit të gjimnazit “Hasan Tahsini” të shndërrohet në ambiente sportive dhe rekreative për të rinjtë. Ky do të ishte një investim në shëndetin, edukimin dhe mirëqenien e brezit të ri. Në vend të kësaj është miratuar me votat e socialistëve në këshillin bashkiak Sarandë që oborri të tjetërsohet në parkim makinash pasi kjo pasuri i kaloi Bashkisë Sarandë. 

Standardet e planifikimit të shkollave synojnë pikërisht të kundërtën: më pak makina pranë ambienteve arsimore, më shumë hapësira të gjelbra, sportive dhe të sigurta për nxënësit. Bashkitë e përgjegjshme krijojnë zona të mbrojtura rreth shkollave, kufizojnë qarkullimin e automjeteve dhe investojnë në mjedise që nxisin aktivitetin fizik dhe socializimin, jo në shtimin e trafikut. 

Një parking publik pranë gjimnazit do të thotë më shumë hyrje e dalje automjetesh, më shumë rrezik për nxënësit, më shumë zhurmë, ndotje të ajrit dhe një mjedis më pak dinjitoz për një institucion arsimor. Oborri i shkollës nuk është një truall rezervë për të mbuluar mungesën e vizionit të bashkisë Sarandë.

Saranda sigurisht që ka nevojë për parkingje publike. Këtë e kemi kërkuar vazhdimisht, sepse mungesa e tyre është pasojë e mungesës së planifikimit urban. Por ato duhet të ndërtohen në hapësira të projektuara për këtë qëllim, përmes një plani serioz urbanistik. Kur mungon vizioni, sakrifikohen shkollat. Nuk ndërtohet një qytet europian duke sakrifikuar hapësirat e shkollave. Përkundrazi, qytetet europiane si pretendojmë te bëhemi investojnë që shkollat të kenë më shumë ambiente sportive, më shumë gjelbërim dhe më shumë siguri. 

Hiqni dorë nga ky projekt i turpshëm dhe cënimi i sigurisë dhe standarteve për nxënësit e gjimnazit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI