Flash

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkisë Klos, kryebashkiakja socialiste: Nëse qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Matin jam me ta

Lapsi.al 6 August 2026

Këshilli Bashkiak i Klosit është mbledhur këtë të enjte për të diskutuar projektin e propozuar nga PS për ndarjen e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin me Bashkinë Mat. Në mbledhje morën pjesë këshilltarët bashkiakë, drejtues vendorë dhe dhjetëra banorë të zonës.

Seanca u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Hazbie Dedolli, e cila tha se mbledhja ishte thirrur me kërkesë të këshilltarëve për të diskutuar dhe miratuar një qëndrim zyrtar kundër këtij propozimi. Gjatë diskutimeve, këshilltarët u shprehën unanimisht kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke deklaruar se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar vendimin, pa përjashtuar edhe organizimin e protestave. 

E pranishme në këtë mbledhje ishte edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së saj, Kola deklaroi se përpara çdo vendimmarrjeje do të zhvillohen dëgjesa publike në të gjitha fshatrat e bashkisë. Ajo theksoi gjithashtu se qëndrimi i saj do të jetë në përputhje me vullnetin e banorëve të Klosit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI