Flash

Durrës/ Digjen kazanë mbetjesh, përfshihen nga flakët edhe tre automjete

Lapsi.al 7 August 2026

Dhjetë kazanë mbetjesh dhe tre mjete të parkuara janë dëmtuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Fillimisht flakët kanë përfshirë tetë kazanë mbetjesh në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, por për shkak të përhapjes së zjarrit janë dëmtuar edhe tre automjetet e parkuara në atë rrugë.

Pak më vonë edhe dy kazanë të tjerë mbetjesh u përfshinë nga flakët në dy pika të ndryshme të rrugës “Mujo Ulqinaku”, duke e çuar në 10 numrin total të kazanëve të djegur. Më pas, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë neutralizuar flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në objekte dhe mjete të tjera. 

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe se të gjitha rastet mund të jenë kryer nga i njëjti autor. Sipas dyshimeve të para, autori ka lëvizur nga rruga “Enver Velja”, ku dyshohet se i ka vënë zjarrin tetë kazanëve, drejt rrugës “Mujo Ulqinaku”, dy akse që kryqëzohen me njëra-tjetrën, ku më pas janë djegur edhe dy kazanë të tjerë. Sakaq, policia po heton për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI