Flash

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqipëria

Lapsi.al 7 August 2026

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy shtetasve shqiptarë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të qytetit të Serres, në Greqi. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në rrugën Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën dy personat që ndodheshin në automjet, një nënë 43 vjeçe dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë. Trupat e viktimave u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres. Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës për të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI