Flash

Laborator kokaine në një vilë në Itali, sekuestrohen 28 kilogramë drogë/ Mes 5 të arrestuarve edhe një shqiptar

Lapsi.al 7 August 2026

Pesë persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në Latina të Italisë, ku autoritetet sekuestruan rreth 28 kilogramë kokainë.

Operacioni bëri të mundur zbulimin e një rafinerie të vërtetë kokaine në një vilë. Aksioni nisi në një banesë në rrugën Pennacchi, ku gjatë një kontrolli u gjetën 18 pako që përmbanin gjithsej rreth 18.2 kilogramë kokainë, shuma prej 8 810 eurosh në para të gatshme, një makinë për numërimin e parave, dy orë luksoze, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, gjashtë telefona inteligjentë, një laptop, fletë të shkruara me dorë që përmbanin llogaritë e aktivitetit të paligjshëm, një pistoletë me ajër të kompresuar, një shkop teleskopik dhe një elektroshok. Kontrollet e mëvonshme dhe të hollësishme në hapësirat e jashtme të pronës bënë të mundur zbulimin, të fshehur mes bimësisë së dendur, të rafinerisë së kokainës. Brenda saj, karabinierët gjetën një laborator për përpunimin dhe paketimin e drogës, të pajisur me peshore, sita, furra me mikrovalë, makina për paketim me vakuum dhe presa të përdorura për krijimin e pakove individuale.

Në laborator u gjetën gjithashtu dy kova plastike që përmbanin përkatësisht 4,8 kilogramë dhe 4 kilogramë kokainë në fazën e rafinimit, një sasi e madhe substancash për përzierje, 27 thasë me pelet nga 15 kilogramë secili, me gjasa të mbushur me lëndë narkotike dhe në proces përpunimi, disa enë që përmbanin tretës dhe sita të përdorura për nxjerrjen kimike të substancës nga peleti, si dhe mbetje nga përpunimet e kryera më parë.

Paratë, sendet dhe droga e paketuar u sekuestruan menjëherë, ndërsa e gjithë zona e rafinerisë u izolua dhe iu nënshtrua kontrolleve teknike të hollësishme nga personeli i specializuar i karabinierëve të RIS-it të Romës, për të përcaktuar mënyrën e saktë të nxjerrjes së lëndës narkotike dhe për të llogaritur sasinë e substancës që ishte ende në fazën e përpunimit. Veç shqiptarit, u arrestuan dy italianë, një holandez dhe një kolumbian.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI