Flash

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë/ Prokuroria e Tiranës kalon për gjykim shtetasin nigerian

Lapsi.al 7 August 2026

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin nigerian L.O., i akuzuar për veprën penale “Mashtrim Kompjuterik”.
Hetimi nisi pas kallëzimit të një punonjëseje të një “Call Center”-i, e cila deklaroi se ishte kontaktuar në rrjetet sociale nga një person që hiqej si shtetas italian. Edhe pse pretendonte këtë identitet, ai nuk dinte të komunikonte në gjuhën italiane.

Pas komunikimeve fillimisht në Instagram dhe më pas në WhatsApp, personi i kërkoi viktimës të kryente një pagesë, me pretendimin se duhej të merrte një pako surprizë, por nuk mund ta paguante vetë. Më vonë, përmes mashtrimit, ai i kërkoi të dhënat bankare të pagesës dhe e orientoi drejt një llogarie ku u krye një transfertë me vlerë të konsiderueshme. Pavarësisht pagesës, pakoja nuk mbërriti kurrë, ndërsa kërkesat për para të tjera vazhduan. 

Pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës dhe bashkëpunimit me autoritetet italiane përmes letërporosive, u identifikua si posedues i një llogarie PostePay Evolution shtetasi nigerian L.O., me banim në Itali.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI