Flash

Mos u nisni! Bllokim total trafiku në autostradën Tiranë-Elbasan

Lapsi.al 10 August 2026

Një trafik i rënduar prej disa kilometrash është krijuar në aksin Tiranë-Elbasan, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe pritje për orë të tëra për drejtuesit dhe pasagjerët. 

Situata është veçanërisht e vështirë për shkak të temperaturave të larta, ndërsa qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në dalje të autostradës, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në zonën e njohur si “hinka”. Nga pamjet e marra në Google Maps, trafiku duket se shtrihet nga fshtati Reçan, deri në Bradashesh. 

Problematika është e përsëritur dhe lidhet me mungesën e një bypass-i që do të shmangte fluksin e automjeteve në këtë pikë.

Ngarkesa e lartë e trafikut në këtë segment është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe fluks të shtuar lëvizjesh.

Image

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI