Flash

Rikthehen zjarret në Krujë/ Dy vatra në Krastë dhe Abazaj

Lapsi.al 10 August 2026

Rikthehen vatrat e zjarrit sërish në Krujë. Një vatër e re zjarri është regjistruar sërish në zonën e Krastës së Krujës, këtë herë në pjesën veriore të saj, duke rikthyer shqetësimin për situatën e zjarreve në këtë zonë. Sipas raportimeve të qytetarëve për BalkanWeb, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Situata bëhet më shqetësuese pasi në zonën ku po përparojnë flakët ndodhen depo me lëndë plasëse, të cilat përdoren për furnizimin e guroreve. Për shkak të rrezikut, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në zonë për të ndihmuar në përballimin e situatës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të penguar afrimin e flakëve pranë depove.

Situata vijon të mbetet problematike edhe në lagjen Abazaj në Krujë, ku banorët kanë kërkuar ndihmë për përballimin e zjarrit.

Qytetarët deklarojnë se kanë telefonuar për të kërkuar ndërhyrje, por sipas tyre, thirrjet e tyre nuk kanë marrë përgjigje në kohë. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa rreziku mbetet i lartë për shkak të erës dhe afërsisë së zjarrit me zonat e rrezikshme.

 

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI