Flash

Zbulohet thika artizanale në burgun e Fierit, dyshohet se do të përdorej për vrasjen e Denis Bajrit

Lapsi.al 10 August 2026

Një thikë artizanale është zbuluar në burgun e Fierit e cila dyshohet se do të përdorej për një sulm ndaj të burgosurit Denis Bajri, i njohur edhe si Brajovic.

Bajri ka deklaruar para hetuesve se ndaj tij është tentuar një sulm brenda qelisë dhe se pas ngjarjes qëndron Ibrahim Liçi. Sipas dëshmisë së tij, Aldo Gjini ka hyrë në qeli së bashku me Jurgen Zotaj dhe pas një telefonate të Liçit, ky i fundit ka tentuar ta godiste me thikë. 

“Aldo Gjini kërkoi të më takonte. Erdhi në qelinë time bashkë me Jurgen Zotajn. Zotaj më dha një telefon; në linjë ishte Ibrahim Liçi. Liçi më tha në telefon: “Jeta jote kaq e pati”. Në ato momente, Zotaj tentoi të më sulmonte me thikë”, tha ai.

Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto, mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore. Pas incidentit, tetë punonjës të policisë së burgut janë përjashtuar dhe rasti është referuar në Prokurori për shpërdorim detyre.

Autoritetet po hetojnë se si të dënuarit kanë pasur mundsinë të lëvizin nga një godinë në tjetrën dhe si është futur një telefon në qeli, pasi përdorimi i tij është i ndaluar. Dy të burgosur janë izoluar për tre muaj dhe janë transferuar në burgje të tjera.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI