Flash

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

PD: Rama po shet propagandë me një kompani që ka vetëm 14 punonjës

Lapsi.al 10 August 2026

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast i cili sipas saj, lidhet me përdorimin e parave të shqiptarëve. Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë një deklaratë për mediat ka ngritur akuza mbi industrinë ushtarake shqiptare të promovuar nga kryeministri Rama, duke vënë kështu në pikëpyetje prodhimin e 40 automjeteve të prezantuara si “Made in Albania”.

Balliu tha se kur qytetarët ngritën pyetjen se si automjete të markave Toyota, Land Cruiser apo MAN mund të quhen prodhim shqiptar, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim ekonomik. Deputeti demokrat iu referua bilancit zyrtar të kompanisë, duke pretenduar se Timak Defence është krijuar më 4 gusht 2025 dhe në fund të dhjetorit kishte vetëm 14 punonjës. Sipas tij, kompania kishte një fond pagash prej rreth 5.8 milionë lekësh për pesë muaj, ndërsa aktivet afatgjata, ku përfshihen makineritë dhe pajisjet, kapnin vetëm rreth 146 mijë lekë.  

Sipas tij, investimi real në kapacitete prodhuese është pothuajse zero, ndërsa milionat e taksave të shqiptarëve kanë hyrë në llogaritë e kompanisë. Në fund, Balliu i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë këtë skemë deri në fund, të verifikojë mënyrën e dhënies së kontratave, eliminimin e konkurrencës, përdorimin e shoqërisë publike KAYO dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të ligjit.

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu:

Prej kohësh, Edi Rama po përpiqet t’u shesë shqiptarëve mashtrimin e radhës, duke e paraqitur si ‘industri ushtarake shqiptare’ atë që në fakt duket si një tjetër aferë e ndërtuar me paratë e taksapaguesve.

Me propagandë të përditshme, kryeministri promovon 40 automjete ushtarake si ‘Made in Albania’, duke pretenduar se Shqipëria ka hyrë në industrinë e prodhimit të mjeteve ushtarake përmes partneritetit mes shoqërisë publike KAYO dhe kompanisë private Timak Defence të Rony Yefet. Por propaganda e Edi Ramës përplaset me faktet.

Kur qytetarët ngritën pyetjen e thjeshtë se si automjete të markave Toyota, Land Cruiser apo MAN mund të quhen prodhim shqiptar, kryeministri nuk dha asnjë shpjegim ekonomik. Ai zgjodhi propagandën dhe sulmin ndaj kritikëve. Por në ekonomi propaganda nuk ka vlerë. Vlerë kanë vetëm faktet. Nëse një vend prodhon, kjo provohet nga vlera e shtuar që krijohet përmes punës, kapitalit dhe teknologjisë.

Le të shohim faktet. Sipas bilancit zyrtar, Timak Defence është krijuar më 4 gusht 2025. Në fund të muajit dhjetor kompania kishte vetëm 14 punonjës dhe një fond total pagash prej 5.8 milionë lekësh, ose rreth 61 mijë euro për pesë muaj.

Kjo do të thotë se fondi mesatar i pagave është vetëm 12 mijë euro në muaj, ndërsa paga mesatare bruto për punonjës është rreth 860 euro. Pra, sipas vetë bilancit të kompanisë, e gjithë vlera e shtuar nga puna në Shqipëri është vetëm 12 mijë euro në muaj, ose rreth 150 mijë euro në vit.

Këto nuk janë shifra të një industrie ushtarake. Janë shifra të një biznesi të vogël. Po aq domethënës është edhe kapitali prodhues. Bilanci zyrtar tregon se aktivet afatgjata të kompanisë, pra makineritë, pajisjet dhe linjat e prodhimit, janë vetëm 146 mijë lekë, ose rreth 1 500 euro. Po, vetëm 1 500 euro aktive prodhuese.

Me 1 500 euro nuk ndërtohet një fabrikë automjetesh ushtarake. Me 1 500 euro nuk prodhohen automjete të blinduara. Me 1 500 euro nuk krijohet një industri që Edi Rama e shet si krenari kombëtare. Ndërkohë, kompania rezulton të ketë mbi 10.5 milionë euro aktive afatshkurtra, të krijuara kryesisht nga parapagimet e marra përmes kontratave me shtetin shqiptar.

Pra, investimi real në kapacitete prodhuese është pothuajse zero, ndërsa milionat e taksave të shqiptarëve kanë hyrë në llogaritë e kompanisë. Kjo është arsyeja pse Partia Demokratike ngre dyshime serioze se nuk kemi të bëjmë me një histori suksesi industrial, por me një skemë të ndërtuar për të eliminuar konkurrencën dhe për të garantuar fitime të privilegjuara me paratë e qytetarëve.

Në vend që ushtria shqiptare të furnizohet përmes tenderëve të hapur ndërkombëtarë, ku kompanitë konkurrojnë për çmimin dhe cilësinë më të mirë, qeveria ka krijuar një mekanizëm ku një kompani e favorizuar shfaqet si ‘prodhues’, ndërkohë që bilancet e saj nuk pasqyrojnë as kapacitetet minimale të një industrie prodhuese.

Ky nuk është industrializim. Ky është industrializimi i korrupsionit. Edi Rama nuk po ndërton industri shqiptare. Ai po ndërton monopole me paratë e shqiptarëve dhe më pas i shet ato si histori suksesi.

Sa herë që një qeveri zëvendëson konkurrencën me privilegjin, tregun me klientelizmin dhe prodhimin me propagandën, humbësi është qytetari shqiptar. Partia Demokratike kërkon publikimin e menjëhershëm të të gjitha kontratave të lidhura mes KAYO, Timak Defence dhe institucioneve shtetërore, si dhe transparencë të plotë mbi mënyrën e përzgjedhjes së kësaj kompanie, vlerën e kontratave dhe burimin e financimit.

Ne i bëjmë thirrje SPAK-ut të hetojë këtë skemë deri në fund, të verifikojë mënyrën e dhënies së kontratave, eliminimin e konkurrencës, përdorimin e shoqërisë publike KAYO dhe çdo element që mund të përbëjë shkelje të ligjit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakle propagandistike dhe gënjeshtra të ricikluara.

Ata kanë nevojë për një qeveri që ndërton industri të vërtetë, jo fasada; që krijon vende pune, jo monopole; që respekton taksat e qytetarëve, jo i përdor ato për të ushqyer klientët e pushtetit. Bilancet nuk gënjejnë. Shifrat nuk gënjejnë. Ato tregojnë se pas propagandës së Edi Ramës fshihet një tjetër aferë që meriton hetim të plotë dhe përgjegjësi politike e ligjore.

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI